31 Maj, 2021

Fotot nga paparazi/ Blendi Klosi, krenar për djalin e tij që i është bërë si shok


Kemi preferuar që kësaj here të mos sjellim fotografi nga Parlamenti për ministrin e Mjedisit, Blendi Klosi, por ne kemi fiksuar me aparatin e paparazzit një moment nga jeta e tij private.

Dhe ja ku është zoti Klosi, bashkë me djalin e tij. Me siguri ju do thoni nëse është ky ai djali i vogël që ne shihnim shpesh në foto në media. Po, ai është dhe tani është bërë i gjatë gati sa babai.

Ministri Klosi është i martuar me Nora Klosin, e cila punon në “TV Klan”. Vajza e ëmbël që ka mbajtuar gjithmonë një profil të ulët, bëri që të dashurohej asokohe me ministrin e Kulturës, Blendi Klosi.

Sot ata kanë një familje të lumtur, një djalë dhe një vajzë dhe mesa duket, Blendi i cili ka një axhendë të ngjeshur, gjen kohë për të shpenzuar me djalin e tij që tashmë i është bërë tamam shok.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al