9 Maj, 2021

Fotot nga paparazi/ Aurora Mara, deputetja që hyri në Parlament me mandatin e djegur të LSI, rekord votash për PS


Nuk do të ishte çudi nëse emrin e deputetes Aurora Mara ta keni mësuar më së shumti nga shkrimet që “Panorama Plus” ka bërë për çantat e saj të shtrenjta, sesa për aktivitetin në Parlament.

Ajo është deputetja, e cila pranoi të merrte mandatin e djegur të LSI. Por nuk e dimë se për çfarë arsye Partia Socialiste e gjykoi si një aset në politikë dhe e futi në listat e saj në zgjedhjet e 25 prillit.

Dhe, me sa duket, paska patur të drejtë, sepse zonja Mara është një nga deputetet, e cila ka grumbulluar më shumë vota preferenciale. Ajo ishte kandidate për deputete e Patisë Socialste në zonën e Dibrës dhe arriti ta marrë mandatin e saj.

Në ditët e para të punës në Parlament, pas votimeve, ajo është përgëzuar për rezultatin nga kolegët e saj. Mara si gjithmonë bie në sy për stilin e miksuar sportiv në veshje, me këpucë dhe çanta firmato. Të shohim nëse në grupin e PS do të jetë më aktive në Parlament.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al