27 Shtator, 2020

Fotot nga paparazi/ As pandemia nuk e pengon Halit Valterin që të përqafojë Senida Mesin


Bëhet fjalë për dy nga deputetët e Parlamentit shqiptar, të cilët duhej të kishin kujdes maksimal në këtë kohë pandemie.

Por nga fotot e kësaj të enjteje para Parlamentit, ata duket se nuk e vrasin mendjen fare për këtë fakt.

Bëhet fjalë për deputetët Senida Mesi dhe Halit Valteri. Ata janë shfaqur jo vetëm pa maska dhe duke mos respektuar distancën sipas rregullores, por edhe të përqafuar.

Dihet që deputetët shkojnë mirë me njëri-tjetrin edhe kur janë të forcave politike të ndryshme, por përqafimi në kohë pandemie, duket pak si i tepërt.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al