24 Shtator, 2022

Fotot nga paparaci/ Një deputet i ri që zgjedh “Gucci”


Me profesion është mjek, por angazhimi i tij politik e ka sjellë edhe në seancën plenare. Flasim për deputetin e Partisë Socialiste, Florenc Spaho, që është një ndër emrat e rinj të politikës shqiptare.

Me daljet e tij të kufizuara në publik, Florenci ka preferuar që të jetë shumë i dedikuar tek angazhimi i tij. Mund të themi që bën pjesë tek ata ligjvënës që nuk mungon kurrë të enjteve në seancat plenare, dhe gjithmonë respekton ‘code-dress’ serioz që ky institucion ka.

Megjithatë, këtë javë do të donim të ndalonim pak te syzet e tij të diellit. Deputeti i Partisë Socialiste duket se ka zgjedhur një model mjaft në modë të koleksionit të ri të “Gucci”. Natyrisht që nëse do t’i krahasonim me syzet e diellit nga më luksozet që kemi parë në këtë institucion, mund të themi se ky aksesor nuk është ndër më të shtrenjtët që kemi parë ndër politikanë. Megjithatë, një model i përafërt me ato të Florencit kushtojnë rreth 500 euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al