27 Janar, 2022

Fotolajm/ Ilir Shaqiri “dënohet” gjatë lojës, aktorja Arjola Demiri i hedh tortën fytyrës


Banorët e “Big Brother Vip” janë angazhuar në një lojë shpejtësie dhe me dënime. Në dhomën e pritjes ishte vendosur një pulsant, dhe në momentin që në shtëpi bie alarmi, banorët duhet të vraponin për ta shtypur.

torta

Ai që e shtyp i pari, kishte të drejtën për të zgjedhur një nga banorët i cili do të vuante një dënim të paracaktuar nga produksioni.

Një prej sfidave e fitoi aktorja Arjola Demiri. Ajo duhej të zgjidhte një prej banorëve se kujt duhej t’i plasë tortën në fytyrë.

Aktorja zgjodhi që tortën t’ia hedhë në fytyrë balerinit Ilir Shaqirit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al