19 Shtator, 2018

Fotoja po bën xhiron e rrjetit/ Imazhi i kapur pas vajzës është “i frikshëm”… shihet motra ende e palindur


Një nënë e dy fëmijëve ka mbetur e habitur dhe e frikësuar pasi ka parë një foto të vajzës së saj të madhe të shkrepur disa vite më parë.

Në këtë fotot, shihet pas saj imazhi i një vajze të vogël, e cila është vajza e saj e dytë, por që në atë periudhë nuk kishte lindur ende.

Laura Cisse, e ka shkrepur këtë foto 10 vjet më parë, ndërsa tre vite më pas solli në jetë vajzën e dytë, e cila është identike me atë imazh të kapur në foto.

Ajo është shprehur se kjo “fantazmë” është si një “eko e së ardhmes”.

Ndërkohë ky lajm është shpërndarë gjerësisht në mediat britanike, por nuk dihet nëse është foto e vërtetë apo një fotoshop i krijuar prej nënës së dy vajzave./Daily Mail/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al