11 Shtator, 2018

Fotoja e Stresit që po bën xhiron e rrjetit, ja arsyeja


Reperi shqiptar Stresi e ka deklaruar publikisht se është përdorues i lëndëve narkotike. Madje kujtojmë se muaj më parë ai përfundoi në prangat e policisë pasi u kap duke konsumuar lëndë narkotike së bashku me miqtë e tij.

Gjithashtu ai ka publikuar në rrjetet sociale fotografi apo video me lëndë narkotike. Njëkohësisht kujtojmë këtu foton e famshme ku ai shfaqet duke mbledhur lëndë narkotike me lopatë.

Pikërisht kjo foto ka marrë vëmendjen e të gjithëve, pasi është shpërndarë edhe në faqet që flasin për lëndët narkotike.

“Tu bo xhiro nëpër botë”, shkruan Stresi krahas fotos, pasi e ka parë se ajo është publikuar në një faqe e huaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al