30 Gusht, 2017

Fotogaleri/ Këto janë çizmet që do dominojnë vjeshtën


 

Bota e modës është një botë që gjithmonë evoulon dhe na njeh me të rejat e saj më të fundit, duke na ngacmuar herë pas here imagjinatën dhe duke na nxitur që t’i përqafojmë risitë e saj. E reja më e fundit nga perandoria e modës u takon çizmeve .

Gjatë kësaj vjeshte çizmet me vija do të jenë trendi më i përhapur, ashtu sikundër gjatë pranëverë-verës, ishin pantallonat me vija ato që pushtuan garderobën e miliona femrave në të gjithë botën. Bëhet fjalë për çizmet e një modeli krejt të veçantë, që vijnë si një risi e Moschino dhe Valentino. Nëse vitin e shkuar të gjithë u çmendën pas pantallonave me vija, që i pamë fillimisht tek Olivia Palermo, të njejtën dizenjo këtë herë do ta shohim tek çizmet! Fillimisht, ky trend u spikat në javën e modës në Milano, ku ra në sy modeli shumëngjyrësh i çizmeve të Valentino Garavani-t.

Disa i veshën përsipër xhinseve (një tendencë në rikthim e sipër), ndërsa të tjerë sollën pak nga fryma e viteve ’70, duke i kombinuar me fustane. Moschino dha kontribut të njëjtë mbi përhapjen e një mode të tillë, pikërisht kur ngjiti në pasarelë modelet e veshura me çizme me rrip në anë, e logon e firmës të shkruar përgjatë gjithë gjatësisë së dizenjos. Nga kombinimi me fustanet e bukura vjeshtore e deri tek çizmet sportive me vija vertikale në anë, çdokush mund ta gjejë veten duke përqafuar një modë të tillë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al