27 Prill, 2019

FOTO/ Vret burrin për kofsha pule!


Një grua thuhet se qëlloi për vdekje bashkëshortin e saj, pasi ai kishte harruar të blinte kofshë pule për darkë. Wu Shouchun u kthye në shtëpi pa ushqim më 13 prill, sipas raporteve lokale.

Gruaja e tij, Luo, është akuzuar më pas për  vrasjen e babait të dy fëmijëve.

Të afërmit e z. Shouchun thanë se gruaja e tij ishte bërë agresive që kur ata u martuan.

Kushëriri i burrit i tha mediave kineze ajo e godiste vazhdimisht burrin e saj, por ai asnjëherë nuk është hakmarrë.

Çifti, i cili kishte një djalë dhe një vajzë, gjithashtu dëgjoheshin duke bërë sherr çdo ditë, sipas fqinjëve.

Ai Changying, mamaja e Shouchun, tha se djali i saj ishte në një darkë pune kur gruaja e tij kërkoi që t’i sillte disa këmbë pule, megjithatë ai harroi t’i merrte ato gjatë kthimit për në shtëpi.

Nëna e tij ishte në banjë në kohën e sulmit dhe vrapoi kur dëgjoi mbesën e saj duke qarë, duke gjetur të birin në një pellg gjaku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al