9 Qershor, 2023

FOTO/ U përfolën se janë ndarë, veprimi i fundit i ish-banorit të “BBVKS” tregon se çafrë po ndodh me Andin dhe Gresën


Andi Artani dhe Gresa Hoti u njohën dhe krijuan një romancë dashurie brenda “BBVK”, ndërsa e vazhduan këtë lidhje edhe pasi ata dolën nga ky reality show.

Dyshja shpesh herë ndanin me fansat momente nga koha e tyre së bashku, duke treguar se dashuria që ata kishin për njëri-tjetrin sa vinte e shtohej.

 

Mirëpo së fundmi në rrjet kanë qarkulluar lajme se dyshja janë ndarë, por mesa duket kjo gjë nuk është e vërtetë. Ishte humoristi i njohur Vedat Bajrami që i ka hedhur poshtë këto thashetheme, teksa ka postuar një foto një Instagram.

Ai ka publikuar një foto në InstaStory së bashku me Latif Hadollin, Andin dhe Gresën të cilët po kalonin një kohë të mrekullueshme së bashku.

Megjithatë ajo që ra më shumë në sytë e publikut ishte buzëqeshja që çifti kishin në fytyrë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al