27 Qershor, 2022

FOTO/ Robert Berisha dhe Laureta Maqedonci të pandarë, çifti nuk i kursejnë puthjet dhe përqafimet në publik


Robert Berisha dhe Laureta Maqedonci konfirmuan vetëm pak kohë më parë lidhjen e tyre të dashurisë.

Para pak javësh këngëtari Robert Berisha zbuloi se po përjeton një lidhje të re dashurie me Lauretën dhe kjo e fundit publikoi fotën e parë krah të dashurit të saj në rrjetet sociale. Çiftimë i ri i showbizit tashmë po edhe shijojnë pushimet e para së bashku, jashtë vendit.

Roberti dhe Laureta janë arratisur në Turqi, dhe këtë gjë e kanë bërë të ditur përmes postimeve në rrjetet sociale. Por, në profilet e tyre në Instagram nuk mungojnë fotot romantike ku dyshja duken më të dashuruar se asnjëherë.

Roberti dhe Laureta kanë publikuar së fundmi në llogaritë e tyre në Instagram, disa foto nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ku shihen duke shkëmbyer edhe puthje e përqafime.

Që pas bërjes publike të lidhjes së tij të re në emisionin “Pardon My French”, çifti shfaqen kudo nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Për miqtë dhe rrethin e njohur të Prishtinës, Laureta është tashmë një emër i njohur, pasi e shoqëron kudo Robertin. Lidhja e Robertit vjen pas 4 vitesh nga ndarja me këngëtaren Nora Istrefi me të cilën ka dhe një vajzë të quajtur Renee.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al