6 Qershor, 2023

FOTO/ Pasi u përfol për nje romancë me Gigi Hadid, Leonardo Di Caprio kapet ‘mat’ me mikeshën e modeles


Marrëdhënia e Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid, është përfolur goxha në rrjet por duket se aktori ka nisur një njohje të re.

DiCaprio ka udhëruar disa ditë me jaht në Evropë së fundmi dhe duket se është parë me një modele, e cila është mike e Hadid.

48 vjeçari u nis këtë fundjavë në brigjet e Ibizas, Spanjë, së bashku me Meghan Roche , një modele amerikane 22-vjeçare.

Në imazhet e publikuara nga TMZ, Leo dhe Meghan mund të shihen duke dalë nga i njëjti furgon së bashku, dhe morën rrugën për në jahtin e aktorit për të hipur, dhe duket se askush tjetër nuk hipi pas tyre me ta.

Duket se Meghan dhe Leo e kanë kaluar mbrëmjen së bashku, pasi ditën tjerët modelja është fotografuar sërish me aktorin ku shfaqen të veshur ndryshe.

Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim, por mediat nisën menjëherë thashethemet pasi fituesi i çmimit Oscar po shijon beqarinë prej më shumë se një viti, pasi i dha fund lidhjes me Camilla Morrone.

Gjatë javëve të fundit, thashethemet për një lidhje të mundshme mes Dicaprios dhe Gigi Hadid nuk janë shuar, edhe pse është përmendur në shumë raste se ata janë thjesht miq të mirë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al