8 Dhjetor, 2019

FOTO nga paparazzi/Rudina Dembacaj probleme me Policinë? Fotografohet me një supermakinë luksoze e veshje firmato


Aktorja e dashur e humorit dhe moderatorja e programit “Mos i fol shoferit”, Rudina Dembacaj, është fotografuar pak ditë më parë nga paparazzi ynë. Nuk e dimë se për çfarë situate bëhet fjalë, por ajo shihet që po flet me një police dhe më pas Rudina zbret nga makina. 

Nuk e dimë nëse policja i tërheq vëmendjen për diçka, si p.sh. përdorim celulari apo parkim i gabuar, ose mund ta njohë, ose… mund të jetë edhe fansja e Rudinës, sepse në fund të fundit edhe policët njerëz janë.

Gjithsesi, pas këtij momenti ne shohim Rudinën që zbret dhe mund të studiojmë me detaje edhe veshjen e saj në përditshmëri, ku edhe pse ajo ka preferuar stilin sportiv, duhet thënë që nuk i ka kursyer markat në vjeshje. Gjithashtu, edhe makina që ajo përdor duket se është një ato të tipit të fundit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al