23 Nëntor, 2019

FOTO nga paparazzi/Nuk është më ministër, as deputet, por Saimir Tahiri lëviz me shofer si dikur


Maratona e gjyqeve ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, u mbyll në një mënyrë disi surprizuese. Ai u dënua, por nuk bëri asnjë ditë burg. Kjo nga njëra anë ka gëzuar gjithë mbështetësit e tij, por nga ana tjetër, ky dënim përbën një problem për ish-ministrin që të rifillojë karrierën politike. 

Në moshë të re dhe në start të kësaj karriere, Tahiri pati probleme me drejtësinë dhe tani nuk dihet se çfarë ka menduar për të ardhmen e tij. Dimë që ka blerë markën e gazetës së vjetër të socialistëve, “Zëri i popullit”, por nuk e besojmë se ky lloj angazhimi mund të përmbushë ambiciet e Tahirit.

Ndërkohë ai shihet vazhdimisht në lëvizje, kryesisht në zonën e ish-Bllokut, por na bën përshtypje fakti se, edhe pse nuk është më një funksionar, vijon të lëvizë me shofer personal.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al