11 Nëntor, 2019

FOTO nga paparazzi/Ministrja Etilda Gjonaj injoron çadrën e truprojës


Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, është parë këtë të enjte duke ecur me hap të shpejtë drejt godinës së Parlamentit, ku do të bëhej edhe seanca parlamentare. 

Si gjithmonë me kostum të errët, ku pantallonat i mban jashtëzakonisht shumë të ngushta, zonja Gjonaj me dosje në dorë ka nxituar për në sallë. Edhe pse po binte shi dhe ajo kishte shumë letra në dorë që mund t’i lageshin, nuk ka pasur durim të presë truprojën e saj, i cili po bënte gati çadrën që të ndihmonte ministren të mos lagej.

Me sa duket, ministrja Gjonaj nuk e ka pasur mendjen te kjo pjesë, përderisa as e ka vënë re që truproja pas saj po tentonte ta mbulonte me çadër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al