10 Dhjetor, 2019

FOTO nga paparazzi/Erisa Xhixho, një mama e përkushtuar e dy fëmijëve të saj. Si i menaxhon më së miri familjen dhe karrierën


Me një karrierë mjaft të gjatë në politikë në krahasim me vitet e jetës, Erisa Xhixho ka ditur të bëjë mjaft mirë të gjitha rolet e saj, atë të bashkëshortes, mamasë dhe atë të një politikaneje me mjaft angazhime. 

Ishte mjaft interesante se ajo vjet mori pjesë në një spektakël me muzikë dhe askush nuk e dinte që ndërkohë që i kishte shtuar edhe një angazhim vetes, siç ishte pjesëmarrja në një spektakël, në fakt ishte edhe në pritje të fëmijës së dytë, gjë që na e zbuloi vetë gjatë programit.

Erisa Xhixho ka qenë pjesë e LSI-së që në adoleshencë dhe ka arritur të bëhet edhe zëvendësministre. Edhe bashkëshortin e saj ajo e ka njohur në strukturat e partisë. Sot është mama e dy fëmijëve dhe duhet thënë se janë të dy mjaft të vegjël. Paparazzi ynë e ka fotografuar Erisën në një nga këto ditë, ku ajo ka shfrytëzuar ditët me diell të dhjetorit për të bërë shtëtitje në natyrë me dy fëmijët e saj.

Me veshje sportive dhe me stil mjaft të shkujdesur, Erisa duket që i përkushtohet mjaft familjes. Ajo madje ka rrëfyer edhe momentet e tërmetit në një program televiziv. Siç dihet më të vështirë nga të gjithë e kanë pasur ata që kishin fëmijë të vegjël. Nuk është aspak e lehtë të lëvizësh shpejt kur ka lëkundje tërmeti, ndërkohë që duhet të bësh gati fëmijët, karrocën, rrobat etj.

Edhe Erisa, si të gjitha mamatë në pozicionin e saj, ka zbuluar se si e ka menaxhuar këtë situatë. Ne u urojmë jetë të gjatë fëmijëve të saj, duke shpresuar që të mos e provojmë më këtë eksperiencë./ PANORAMAPLUS.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al