12 Tetor, 2019

FOTO nga paparazzi/Çiftet Vip në filmin e parë të Grishajt, fotot


Të hënën u shfaq në Tiranë premiera e filmit “Gjyshja”, një dramë shqiptare, me regji të Eduart Grishaj. Filmi me metrazh të shkurtër “Gjyshja” është bazuar në një histori të vërtetë, të ndodhur në vitet ’80 në Malësinë e Madhe dhe është realizimi i parë kinematografik i Grishajt.

Me një kast aktorësh të njohur si: Ema Andrea, Çun Lajçi, Rita Gjeka, Enxhi Cuku në rolin kryesor etj., filmi u konsiderua shumë prekës nga të ftuarit VIP të Grishajt. Regjisori i njohur nga puna e tij në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” në “Top Channel”, do të marrë pjesë në festivale ndërkombëtare me filmin e tij të parë.

Po kush ishin të ftuarit VIP, që panë filmin në kinema dhe që kanë uruar Grishajn? Papaparazzi i “Panorama Plus” fotografoi gjatë mbrëmjes personazhe të njohura.

Si fillim ra në sy çifti Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj. Të veshur shumë shik dhe elegantë, ata spikatën mes të ftuarve. Por aty pati koincidencë të çuditshme në veshjen e Arbana Osmanit dhe Xhensila Myrtezajt. Të dyja kishin zgjedhur të njëjtat këpucë dhe të njjëtin rrip të firmës “Cristian Dior”.

Të ftuarit e tjerë Vip ishin Ermal Mamaqi dhe Ami Toska. Olsi Bylyku me të dashurën, Florian Binaj dhe bashkëshortja etj. Nuk mund të mungonte mikja e ngushtë e Arbanës dhe moderatorja e “Portokallisë”, Xhemi Shehu. Xhemi kishte zgjedhur veshje të zeza dhe ishte një mrekulli me atë veshje.

Të gjithë komplimentuan punën e mirë të Eduart Grishajt, i cili tani nuk do të përmendet më vetëm si i dashuri i Arbanës, por ai po fillon të identifikohet me punë të tijat, duke ngritur kështu një karrierë, e cila lëviz në shumë dimensione. Grishaj është regjisori i programit “Dua të të bëj të lumtur”, ka bërë disa klipe në rolin e regjisorit dhe ky film vinte si qershia mbi tortë. Me sa duket, Eduarti është një djalë i talentuar dhe ambicioz dhe karriera e tij do të jetë gjithnjë në ngjitje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al