23 Nëntor, 2019

FOTO nga paparazzi/Bujar Leskaj, ish-kreu i KLSH-së, pranë librave si dikur ministër Kulture


Duket e largët koha kur Bujar Leskaj, deputeti demokrat i Vlorës i vitit 2005, ishte dhe ministri i Kulturës në qeverinë e parë të ish-Kryeministrit Sali Berisha. Leskaj asokohe spikati si një ministër energjik dhe mjaft aktiv për të kontribuar në kulturën shqiptare. 

Mirëpo, kjo detyrë u ndërpre në mes, pasi u zgjodh si kryetar i KLSH-së, një pozicion disi më në hije në krahasim me aktivitetet si ministër, ku je dhe më prezent në media.

Por mesa duket, largimi nga KLSH-ja pasi mbaroi mandatin i ka krijuar mundësi Bujar Lekajt që t’i kthehet pasionit të tij për librat dhe t’u dedikojë më shumë kohë atyre. Ai u pa duke shpenzuar mjaft kohë në stendat e ndryshme në Panairin e Librit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al