18 Nëntor, 2019

FOTO nga paparazzi/Arbana Osmani bën lëmsh Panairin e Librit, me qindra njerëz në radhë për një autograf dhe për një foto me të


Ata që e kanë vizituar Panairin e Librit këto ditë, me siguri e kanë parë këtë skenë, në një stendë ka me qindra njerëz që rrinë në radhë. Dhe e dini për çfarë? Për të takuar Arbana Osmanin, e cila ka publikuar librin e saj të dytë me receta gatimi. 

Në vendin ku protagonistë janë shkrimtarë të mëdhenj dhe me mjaft eksperiencë, radha më e madhe është tek Arbana dhe duhet thënë se kjo është magjia e ekranit. Një personazh, i cili drejton disa nga formatet më të bukura dhe më të ndjekura, është gjithashtu edhe vetë shumë e dashur dhe e pëlqyer. Këtë gjë Arbana e di, prandaj çdo gjë që bën jashtë ekranit, e ka sukses të garantuar.

Nga ana tjetër, Arbana është një natyrë shumë solare dhe njerëzit me siguri ndahen me impresione shumë të mira nga takimi me të. Në këtë mënyrë, shumë të rinj kanë pasur durim që të presin në radhë shumë gjatë për të marrë librin e saj me një autograf. Me shumë gjasa, shumica prej tyre as që duan t’ia dinë për gatimin, por ama një autograf i Arbanës është një arsye e mjaftueshme për të ndenjur në radhë, se fundja, në “Instagram” çfarë do nxjerrin pastaj!?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al