2 Tetor, 2019

FOTO nga paparazzi/ Takimi sekret larg kamerave i Mediut dhe Kryemadhit


Në kulmin e krizës politike, kur po bëhen edhe përpjekjet për t’u ulur të gjithë bashkë në tryezën zgjedhore, duket se opozita e bashkuar nuk është akoma e bindur.

Edhe thirrjet e njëpasnjëshme të ndërkombëtarëve nuk po i bindin, pasi kushti për ta është largimi i Edi Ramës si Kryeministër. E në këtë valë tensionesh, paparazzi ynë ka fotografuar kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, dhe kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mehdiu, në një takim në “Rogner”, larg syve të gazetarëve. Biseda ka zgjatur deri te dera e hotelit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al