5 Shkurt, 2023

Foto nga paparazzi/ Pas zhurmës për lidhjen e re, Eneda Tarifa shfaqet me Redon Makashin në evente


Eneda Tarifa është duke jetuar ditë të lumtura në jetën personale. Marrëdhënia e saj me basketbollistin, Gent Lasku është bërë publike prej disa muajsh. Megjithatë dyshja duket se nuk zgjedhin të kalojnë së bashku të gjitha eventet.

Ndonëse në publik i kemi parë shpesh të dy, të kapur prej dore, këtë herë nuk ishte kështu. Eneda Tarifa ka zgjedhur një koleg këtë herë ta shoqërojë në një festë të organizuar në kryeqytet. Teksa të gjithë e prisnim ta shikonim përkrahu me Gentin, Eneda u shfaq përkrahu pikërisht me Redon Makashin. Dy miqtë zgjodhën të ishin shoqërues të njëri-tjetrit në këtë festë, duke lënë pas për disa momente jetën e tyre private.

Duket se tashmë këngëtarja ka rigjetur sërish dashurinë katër vite pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj, Erjon Zaloshnja, me të cilin ka edhe një vajzë. Fotot e Endedës ku shfaqej në krahët e basketbollistit Gent Lasku në një lokal duke u përqafuar, bënë xhiron e rrjetit. Në një moment shihet se sportisti e puth edhe në ballë këngëtaren dhe dyshja duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrin dhe kanë dalë hapur publikisht për herë të parë.

Genti Lasku është një basketbollist profesionist, i cili luan për klubin e Tiranës në Superligën Shqiptare të Basketbollit si dhe Kombëtaren e Shqipërisë. Çifti është në një lidhje prej disa kohësh, por duket se pas divorcit zyrtar të Gentit, dyshja tashmë mund ta shijojë lidhjen edhe në sytë e publikut, megjithatë këto foto tregojnë se jo gjithnjë ndodh kështu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al