4 Dhjetor, 2022

Foto nga paparazzi/ Pas lindjes, Edona Bilali “sport”


Vetëm para pak muajsh, ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Eden.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë Bilali, e cila ka postuar në “Facebook” një foto me dorën e të birit. “Sot, bota mori një dimension tjetër. Eden na e plotësoi familjen. Faleminderit të gjithëve për urimet”, ka shkruar ministrja krahas fotos, në të cilën ka marrë urime të shumta nga miqtë dhe ndjekësit e saj. Por, kur ende Eden nuk e kishte mbushur muajin, ministrja është kthyer në Parlament. E që prej atëherë, Bilali nuk i është ndarë në asnjë të enjte seancave plenare.

Ashtu si shihet edhe në fotot e fundit nga paparaci ynë, ministrja ka zgjedhur që këtë javë të vijë disi më “casual”. E veshur me xhins dhe pulovër të thjeshtë, duket se Edonës i duhet pak ndihmë. Teksa flet në telefon, ministrja po sistemon edhe veshjen e saj me duart e ngarkuara që ka. Një pamje kjo e pazakontë për një ministre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al