4 Dhjetor, 2022

Foto nga paparazzi/ Opozita e bashkuar, por edhe kuq e zi


Fundjavën e kaluar, qeveria e Kosovës ishte në Tiranë, ku mbajtën një seancë të përbashkët parlamentare dhe duket se pozita dhe opozita u bashkuan këtë herë me simbolin e flamurit shqiptar, kuq e zi. Ashtu siç shihet në foto Berisha ka bërë bashkë disa eksponentë të Partisë Demokratike ku kanë pozuar më të kombinuar se kurrë.

Ajo që bie në sy është se gratë kanë zgjedhur xhaketa të kuqe, ndërsa burrat kanë zgjedhur kostume të zinj dhe kollare të kuqe. Si për të respektuar kodin e flamurit tonë deputetët kishin kombinuar më së miri këto ngjyra në kuadër edhe të festave 28-29 Nëntorit. Të bashkuar, të kombinuar dhe në harmoni me njëri-tjetrin, deputetët e Partisë Demokratike kanë pozuar për paparacin tonë, teksa në mes kishin vendosur kryetarin e tyre, Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al