2 Korrik, 2022

Foto nga paparazzi/ Olta Xhaçkën nuk ka kush ta ndihmojë


Ditë të ngarkuara për ministren Xhaçka. Krahas angazhimeve të saj si ministre e Jashtme, ajo po ndesh edhe me një sërë akuzash nga opozita. Por pasi ka mbaruar një ditë të lodhshme në Kuvend e i duhet të nxitojë edhe për punë të tjera.

Por duket se teksa jashtë mund të ketë nevojë për ndihmë, askush nuk gjendet aty për të. Si shihet edhe në fotot e siguruara nga paparaci ynë, ministrja është duke folur në telefon, duke mbajtur në duar çantën e saj dhe dosjen e madhe. Por pavarësisht këtyre, askush nuk është aty që t’i hapë derën e makinës Xhaçkës, ndonëse e ngarkuar ka zgjedhur ta hapë vetë derën e makinës së saj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al