19 Mars, 2023

Foto nga paparazzi/ Ogerta Manastirliu zgjedh çantën “vintage”


Ogerta Manastirliu bën pjesë tek ato politikanë që nuk eksperimenton shumë me “look”-un e saj. Gjithnjë me ngjyra të errëta dhe me stil praktik, ministrja e Shëndetësisë nuk bën pjesë tek zyrtaret që preferon market, apo ngjyrat e forta. Kjo foto tregon pikërisht këtë, në çdo detaj të sajin. E veshur me një kostum blu, Ogerta ka nxituar për në seancën plenare.

Ajo që na tërhoqi vëmendjen në këtë shkrepje, ishte pikërisht çanta e saj. E veshur me tonalitetet e blusë, ministrja kishte zgjedhur një çantë të madhe, në nuancat e kafes dhe bezhës. Duhet thënë se ky model çante, nuk është as fjala e fundit e modës dhe as nuk I shkon stilit që ajo ka zgjedhur. Megjithatë, sa kohë I mban gjithçka që duhet me vete, duket se për Manastirliun është zgjedhja e duhur edhe kjo çantë e stilit “vintage”. Një zgjedhje kjo, që duhet thënë është e pazakontë, sidomos nëse marrim parasysh zgjedhjet e kolegeve të saj, që nuk kursehen kur bëhet fjalë për aksesorë të til

© Panoramaplus.al