3 Dhjetor, 2022

Foto nga paparazzi/ Monika Kryemadhi “thyen” kodin kuq e zi të deputeteve


Teksa shumica e grave të Parlamentit kishin zgjedhur simbole kuq e zi apo dhe simbole nga veshje tradicionale shqiptare, krejt ndryshe ishte rasti i Monika Kryemadhit.

Ndonëse javë pas jave në Parlament e kemi parë sport dhe kryesisht me të sheshta duket se në një ditë të rëndësishme, Monika ka zgjedhur të vijë me një veshje formale. Me kostumin ngjyrë gri deputetja e Partisë së Lirisë duket më në formë se kurrë, ndonëse nuk ka zgjedhur kombinimin që pamë te koleget e saj kuq e zi, por ka ardhur me pantallona e një xhaketë gri.

Ashtu siç shihet, ajo ka veshur dhe taka të larta dhe duke pozuar për paparacin tonë ajo ka ngritur dhe dy gishtat para, shenjë kjo e Partisë Demokratike, por në këtë rast e ka përdorur edhe aleatja e tyre e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi. Pamja e deputetes plotësohej edhe nga syzet e diellit, një aksesor që Kryemadhi e përdor thuajse çdo ditë, edhe në ditët e vrenjtura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al