26 Qershor, 2022

Foto nga paparazzi/ Mirela Kumbaro “ndërron vendet” me shoferin, ministrja i mban çadrën


Moti ka rezervuar surpriza këtë periudhë duke mos kursyer as politikanët. Krah angazhimeve të tyre politike, shpesh politikanët duhet të shqetësohen edhe për motin.

Kështu ka ndodhur edhe këtë javë, ku reshjet e papritura e kanë “kapur pa mendje” ministren Kumbaro. Ajo është fotografuar duke dalë nga Kryesia e Kuvendit, teksa jashtë kishte nisur shiu. Menjëherë, shoferi i ka ardhur në ndihmë me një çadër. Por ndryshe nga formati i politikanëve të tjerë, Kumbaro ka çuditur me gjestin e saj.

Ajo i ka marrë nga dora çadrën, punonjësit, duke e mbajtur vetë, madje edhe duke e strehuar atë nën çadër. Një foto e rrallë kjo nëse kemi parasysh tekat e politikanëve tanë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al