13 Nëntor, 2022

Foto nga paparazzi/ Ministrja me kostume dhe atlete


Është shndërruar tashmë në një trend. Kostumet serioze kombinohen më së miri me atlete. Ndonëse para disa vitesh do të dukej një kombinim i gabuar, sot është tendenca e momentin. Dhe kur ky trend përdoret edhe nga politikanët, atëherë “konfirmohet” edhe më shumë.

Konkretisht, këtë herë ka qenë ministrja e Ekonomisë, Belinda Balluku, që e ka përqafuar këtë trend. Ashtu si duket në foto, ministrja ka qenë në seancën plenare maratonë të kësaj jave me kostum blu.

Por, ajo ka zgjedhur ta plotësojë pamjen e saj me një palë atlete të bardha. Me gjasa, ministrja ka zgjedhur komoditetin, duke qenë se seanca ka qenë e gjatë dhe diskutimet kanë qenë intensive në sallën e Kuvendit. Por, krah komoditetit, duhet ta pranojmë se i tërë “look”-u ka qenë i kombinuar dhe me shumë stil.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al