15 Maj, 2022

Foto nga paparazzi/ Manja “shkrin gazit” Agron Dukën


Ndoshta në seancë plenare “përballjet” e tyre janë të ashpra. Akuza, deklarata të forta, tone të larta janë vetëm disa nga ajo çfarë shohim të enjteve në Parlament. Por ashtu si tashmë ju servirim çdo të shtunë, jashtë seancës, situate duket krejt ndryshe.

Aty edhe “armiqtë” politikë gjejnë kohë dhe mundësinë të bëjnë disa biseda miqësore. Këtë herë kemi kapur një moment më shumë sesa një bisedë miqësore. Ministri i Drejtësisë, duket se ka “shkrirë gazit”, deputetin e Partisë Demokratike Agron Duka.

Dy ligjvënësit duken si dy miq të mirë dhe batuta e Ulsi Manjës, me gjasa e ka bërë të qeshë kaq fortë deputetin Duka. Ata kanë vijuar bisedën për disa minuta, duke u larguar së bashku nga oborri i Parlamentit. Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, ditët e fundit ka qenë shumë i përfshirë në debatin brenda PD-së.

Agron Duka thotë se si aleat i PDsë, i qëndron idesë që opozita të ketë një grup të përbashkët përfaqësuesish në negociatat me shumicën qeverisëse për zgjedhjen e Presidentit të ri. Sipas tij, PD duhet të gjejë një formulë që të arrijnë në një përfundim për të qenë të gjithë në një mendje.

Kreu i PAA-së deklaroi se mosmarrëveshjes Berisha-Alibeaj po vënë në rrezik të ardhmen e PD-së dhe të opozitës. Mesa duket ndër batutat e shkëmbyera me Manjën ka lidhje edhe me situatën politike në PD.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al