8 Tetor, 2019

FOTO nga paparazzi/ Joleza Koka dhe Leart Kola, në përditshmërinë e tyre


Ish-kryetarja e FRESSH, Joleza Koka, i është larguar jetës mediatike, duke u angazhuar tashmë si menaxhere e një biznesi në zonën e bregdetit. Gjithçka duket se po shkon shkëlqyeshëm për Jolezën, e cila po jeton ditë të arta edhe në jetën private.

Ajo ka vite që është e lidhur me Laert Kolën, i njohur si aktivist i “Mjaft” disa vite më parë. Learti dhe Joleza, duke qenë personazhe publike, nuk janë shfaqur asnjëherë bashkë, duke mos iu dhënë mundësinë medias që të mësonin historinë e tyre dhe të mos fokusoheshin te historitë e tyre personale, por në karrierat e tyre.

Asokohe, kur u zbulua kjo lidhje, Joleza ishte në kulmin e suksesit të saj me angazhimin si kryetare e FRESSH, post të cilin e kanë mbajtur në vite personalitete të rëndësishme në PS. Mirëpo, pas pak kohe ajo u largua nga jeta publike, ndërkohë që jeta e saj private u bë publike.

Nuk e dimë se si po vijon ndërkohë Joleza me projektet e saj. Ajo është fotografuar disa ditë më parë nga paparazzi ynë në një bar të njohur në zonën e ish-Bllokut. Menjëherë ra në sy fillimisht për bukurinë e saj. Duhet thënë se Joleza është shumë bukuroshe. Në krah të saj si gjithmonë është Learti, me të cilin ka tashmë shumë vite lidhje, dashuri dhe bashkëjetesë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al