19 Mars, 2023

Foto nga paparazzi/ Dash Sula nuk e kursen përqafimin për kolegen e PS


Nëse i hedhim një sy deputetëve brenda seancës plenare, jemi të përgatitur për atë çfarë na pret. Gjuha e ashpër e përdorur, akuzat, deklaratat e forta, ngritja e tonit të zërit janë vetëm disa nga ajo çfarë ndeshemi çdo të enjte.

Megjithatë, deputetët tanë kanë treguar se dinë të bëjnë më shumë se kaq. Sidomos kur vjen puna tek marrëdhëniet formale që shumica prej tyre kanë. Të shumta kanë qenë rastet që ju kemi sjellë copëza të një miqësie, që përtej politikës ka bërë bashkë PS dhe PD. E tillë është edhe kjo fotografi, që sjellë në qendër të vëmendjes dy personazhe nga kahe të ndryshme politike, por që si edhe duket, gëzojnë një raport të mirë. Bëhet fjalë për Dash Sulën nga Partia Demokratike dhe Tatjana Piro nga Partia Socialiste. Deputeti i Elbasanit, e ka ndaluar kolegen e tij dhe duket se përtej bisedës së tyre, nuk ka ngurruar t’i jap edhe një përqafim, çfarë zbulon shumë për këtë raport të tyren

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al