11 Mars, 2023

Foto nga paparazzi/ Bled Çuçi “përgjon” bisedën e Margaritit dhe Gjonajt


Parlamenti është një lokacion i mirë për të takuar edhe miq e kolegë. Krahas diskutimeve politike, gjithnjë ka kohë edhe për biseda të ngrohta mes mikeshave.

E tillë është edhe kjo foto, ku dy figura politike të Partisë Socialiste, janë takuar me njëra-tjetrën e si dy mikesha janë përfshirë në bisedë. Flasim për ministren e Kulturës, Elva Margariti dhe ish-ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, të cilat janë fotografuar nga paparaci ynë në oborrin e Parlamentit.

Dy deputetët duken të përfshira në bisedën e tyre, por si duket, nuk kanë qenë të vetme. Vetëm pak metra më tutje ka qenë edhe ministri i Brendshëm, Bled Çuçi. Krejt i vetëm, Çuçi duket se është përfshirë duke dëgjuar bisedën e dy zonjave. Një gjest ky jo edhe aq shumë i hijshëm për një zotëri, që të përfshihet në një bisedë, qoftë edhe si dëgjues.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al