10 Gusht, 2020

Foto nga paparazzi/ Bashkim Fino shijon kafenë në ish-Bllok me veshje sporti


Bashkim Fino-tuta sportive-lokali-paparazi (3)Deputeti i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bashkim Fino, me një karrierë të gjatë në politikë, ka një pasion po aq të madh edhe për të ndenjur në një bar të caktuar në zonën e ish-Bllokut, së bashku me miqtë e tij.

Me sa duket, aty më shumë se politika flitet për sportin dhe tema të tjera mbase. Ndërkohë, veshja e deputetit në të shumtën e rasteve është krejtësisht joformale. Ai preferon veshje sportive, të rehatshme, sidomos për stinën e nxehtë.

Bashkim Fino, dikur Kryeministër, nuk ka arritur në gjithë këto vite të ketë një post më të lartë sesa ai i deputetit, ndërkohë që ka pasur ambicie për të qenë në krye të FSHFsë, gjë që nuk ia arriti.

Mirëpo, ky fakt nuk e ka penguar që të jetë gjithnjë në ambiente ku flitet për sport, si ky ku po e shohim në këtë foto./ Panoramaplus.al

Bashkim Fino-tuta sportive-lokali-paparazi (1) Bashkim Fino-tuta sportive-lokali-paparazi (2) Bashkim Fino-tuta sportive-lokali-paparazi (4)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al