20 Janar, 2020

FOTO nga paparazi/ Arben Ahmetaj tërheq vëmendjen me modelin ekstravagant të palltos


I emëruar pak javë më parë si ministër i Rindërtimit pas situatës së pazakontë të tërmetit, Arben Ahmetaj është rikthyer në jetën politike të vijës së parë.

Me siguri i mungonte ky protagonizëm që në kohën kur ishte ministër Financash.

Tani Ahmetaj ka një detyrë të rëndësishme: të merret me zgjidhjen e problemeve që shkaktoi tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar.

Por me gjithë angazhimin e ri, ai nuk lë pas dore pasionin e tij për modën. Ahmetaj u fotografua pak ditë më parë teksa po dilte nga Kryeministria.

Ajo që të bie në sy është palltoja e tij e gjerë dhe me ca xhepa shumë të mëdhenj. /Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al