21 Qershor, 2020

Foto nga paparazi/ Alimadhi rikthehet në Parlament pas koronës, Kujtim Gjuzi i rri afër pa maskë


Një nga lajmet që bëri më shumë bujë gjatë kohës së karantinës ishte infektimi me koronavirus i deputetit Adriatik Alimadhi.

Vetë Alimadhi deklaronte në media se virusi i dha mjaft pasoja dhe e la me javë të tëra në krevat.

Madje, duhet thënë se deputeti e ka kaluar koronën shumë më rëndë se një pjesë e mirë e popullsisë.

Tani mesa duket Alimadhi është shëruar. Papaprazzi ynë e fotografoi këtë javë në Parlament.

Siç e shikoni edhe nga fotoja, ai nuk e heq maskën, ndërkohë që deputeti Kujtim Gjuzi shfaqet indiferent ndaj virusit.

Ai rri afër Alimadhit, por pa asnjë masë mbrojtëse.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al