2 Tetor, 2022

Foto nga paparaci/ Një ‘selfie’ nga Nora Malaj


Prej disa vitesh, Nora Malaj nuk është më pjesë aktive e politikës. Dikur, zysh Nora hyri në sallën e Parlamentit si deputete e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. Megjithatë ky udhëtim për të përfundoi shpejt dhe tashmë angazhimi i saj është në vijë të dytë, duke lënë pas zhurmën mediatike.

Është e pamundur mos ta ndeshësh Norën në të përditshmen e saj në zonën e Bllokut. Diku me familjen, e diku me mikeshat, Malaj e shfrytëzon kohën e saj në takime të paqta. Këtë herë paparaci ynë ka mundur ta fotografojë të vetme, teksa kalon rrugën.

Por ajo që bie në sy është fakti se sapo ka kaluar nga krahu tjetër i rrugës, ish-deputetja ka nxjerrë telefonin dhe jo për të bërë një telefonatë. Si shihet edhe nga shkrepja, ajo ka hequr syzet e diellit dhe ka realizuar një ‘selfie’ me telefonin e saj. Nuk dihet nëse kjo pozë ishte për dikë dhe Nora ia ka dërguar, apo këtë shkrepje ia shtoi koleksionin personal që ish-deputetja ka në telefonin e saj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al