2 Tetor, 2022

Foto nga paparaci/ Evis Kushin e bezdis vapa


Është thuajse një skenë e ëprsëritur çdo të enjte. Ministrja e Arsimit mbërrin në ambientet e Parlamentit dhe nxiton për t’u futur në seancë. Zakonisht ajo e kalon rrugën e shkurtër duke folur në telefon, apo duke u përshëndetur me kolegët e saj.

Por këtë herë duket se vapa e ka sikletosur mjaftueshëm ministren sa të ndalojë hapat për këto. Ashtu si shihet, Evis Kushi ka hequr xhaketën që mbante veshur dhe e ka pozicionuar atë në dorë, për të vijuar rrugën me fustanin me mëngë të shkutra.

Disi e ngarkuar duket, duke qenë se në dorë mban edhe dosjen e madhe që nuk e lëshon asnjëherë nga dora. Natyrisht që me këto temperatura të luhatura edhe ministrja, ashtu si çdokush nga ne e ka të vështirë sesi të vishte. Megjithatë zgjidhja edhe për të ka qenë mjaft praktike

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al