22 Shtator, 2018

FOTO/ Nga makinat e shtrenjta te bamirësitë, ja si i shpenzon paratë “sheiku” Ronaldo


Cristiano Ronaldo është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe fituesi në fuqi i Topit të Artë. Lojtari portugez së bashku me Lionel Messin kanë nisur një rivalitet me njeri-tjetrin jo vetëm në futboll, por edhe për sa i përket pagesave të tyre. Dhe që Ronaldo ka një pasuri të madhe këtë e pranon çdokush. Por si i shpenzon Ronaldo paratë e tij.

Luzitani është shumë i apasionuar pas makinave të garave dhe veshjeve me stil të cilat nuk kushtojnë pak. Jetesa në komoditet të plotë, pushimet e shtrenjta si dhe avionët e tij privatë kërkojnë financa të fuqishme, por duket se ai nuk e ka problem.

Por, Ronaldo njihet fare mirë si një nga sportistët më bamirës në botë. Ai bën bamirësi çdo vit duke dhënë shuma të konsiderueshme për fëmijët që vuajnë nga uria apo që janë në gjendje lufte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al