23 Maj, 2022

FOTO/ Këngëtari i famshëm sulmon legjendën e Liverpul, reagon ky i fundit: Jeni një copë m*** krahasuar me…


Fitorja me përmbysje e Mançester Sitit përballë Anton Vilës bëri që tifozët e skuadrës së Guardiolës të shpërthenin jo vetëm në fushë, por edhe në rrjetet sociale dhe njëri prej tyre ishte dhe këngëtari i famshëm anglez, Liam Gallaher.

pjimage (2)

Në një postim të tijin në Twitter, këngëtari dhe themeluesi i grupit “Oasis”, hodhi një ofendim për mbrojtësin legjendar të Liverpul, Xheimi Karger, ku i shkruan: “Çfarë ishe duke thënë more budalla”.

123123

Ky i fundit nuk qëndroi pa reaguar dhe po në postimin e tij i komenton: “Isha duke thënë që ju nuk do ta fitoni kurrë Ligën e Kampionëve dhe se ‘Oasis’ janë një copë m*** krahasuar me ‘The Beatles’. Të mjafton kjo?”.

0000

Ky reagim epik u bë menjëherë viral në Twitter, duke marrë edhe më shumë pëlqime se postimi i këngëtarit, edhe pse komenti ishte brenda në këtë postim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al