16 Tetor, 2021

Foto/ Jeff Bezos fotografohet në momente intime me të dashurën e tij! Themeluesi i “Amazon” i dhuron një puthje pasiononte në rrugë dhe..


Themeluesi i “Amazon”, Jeff Bezos, u fotografua dje duke shkëmbyer një puthje pasiononte me të dashurën e tij, Lauren Sanchez, në rrugët e Nju Jork.

jeff bezos (6)

Sipas “Daily Mail”, Bezos, 57 vjeç dhe partnerja e tij, 51 vjeç, nuk i rezistuan dot njëri-tjetrit, pavarësisht njerëzve që kalonin pranë tyre. Bezos dhe Sanchez i shkëmbyen një buzëqeshje pas momentit intim. Jeff u fotografua me shenjën e buzëkuqit rozë të partneres së tij në buzë dhe në faqe.

Çifti shkuan të drekonin së bashku me ish-bashkëshortin e Sanchez, Tony Gonzalez dhe me gruan e tij, October.

jeff bezos (2)

Romanca e dyshes u zbulua për herë të parë vetëm disa orë pasi themeluesi i “Amazon” kishte njoftuar se po divorcohej nga gruaja e tij e atëhershme, Mackenzie Scott. Ngjarja ndodhi në vitin 2019.

Para pak ditësh, Jeff Bezos së bashku me Elon Musk u kritikuan nga Princi William, i cili tha se ata nuk duhet të merren me turizmin hapësinor, por të përpiqen të shpëtojnë Tokën.

jeff bezos (3)

Sipas “Page Six”, Duka i Kembrixhit tha se truri dhe mendjet e mëdha duhet të “përpiqen ta riparojnë këtë planet, jo të përpiqen të gjejnë një vend tjetër për të shkuar dhe për të jetuar“.

Teksa fliste për “BBC Neëscast” para dhënies së çmimit “Earthshot”, për të shpërblyer ata që përpiqen të shpëtojnë planetin, William tha:

Ne kemi nevojë që trutë dhe mendjet më të mëdha të botës të përpiqen për të riparuar këtë planet, dhe jo për të gjetur një vend tjetër për të shkuar dhe për të jetuar.

Është me të vërtetë thelbësore të përqendrohesh në këtë planet, sesa të heqësh dorë dhe të nisesh drejt hapësirës për të provuar dhe menduar zgjidhje për të ardhmen.”

jeff bezos (10) jeff bezos (7) jeff bezos (9) williamshatner

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al