29 Gusht, 2022

(FOTO) Donald-Bora-Beatrix dhe Romeo-Jonida/ Takimet e pashmangshme, ‘Sunny Hill’ bëri bashkë ish-çiftet më të komentuara


Donald Veshaj-Bora Zemani-Beatrix Ramosaj, Romeo Veshaj-Jonida Maliqi janë bërë të pestë bashkë mbrëmjen e djeshme në ‘Sunny Hill Festival’. Festivali i organizuar nga Dua Lipa dhe babai i saj u mbajt për tre netë në Tiranë dhe mbrëmja e djeshme ishte e fundit. Krah shumë VIP-ave të pranishëm kanë qenë edhe personazhet e mësipërme të përfshirë përkatësisht në histori dashurie.

Jonida ka qenë bashkë me miqtë e saj duke shijuar tre netët e festivalit. Ajo ka ndarë video e foto në rrjetet sociale duke shijuar performancat.

Po ashtu, edhe ish-i dashuri i saj Romeo ka qenë në festival, ku edhe ka performuar në skenë mbrëmjen e 28 gushtit. Madje Jonida ka shkrepur një foto me Donaldin dhe miqtë e tjerë duke treguar se ata kanë ende raporte të mira.

Romanca e Jonidës dhe Romeos ka qenë një nga më të përfolurat e showbizit shqiptar. Ata nisën lidhjen e tyre në 2018 dhe i dhanë fund dy vite më vonë pas disa ulje-ngritjesh. Jonida ka deklaruar se historia që pati me Veshajn ishte një histori e bukur dashurie, por me kalimin e kohës çdo gjë u zbeh dhe nuk ka asnjë arsye konkrete pse ndarja ka ndodhur.

“Ka qenë histori e bukur dhe për sa kohë ishte e tillë e ndava me publikun. Vjen një moment gjithçka zbehet dhe nuk ka asnjë arsye konkrete më besoni. Nuk doja ta thosha nga erdhi si erdhi, por ramë në konsensus. Kur njerëzit kanë detyrime ndaj njëri-tjetrit, mund të bëjnë deri diku disa kompromise për hir të rrethanave. Kur je në një marrëdhënie dhe vendos të ndahesh nuk ka asnjë dramë në këtë pikë. Për më tepër kam arritur pjekurinë time që gjërat nuk i përjetoj më si të isha 15 vjeç. E di se çfarë dua, e di se çfarë më takon, edhe e di se çfarë dua të marr, sepse është marrëdhënie, pra ti merr”,- tha Maliqi pak muaj pas ndarjes.

Bashkë me Romeon e Elgit Dodën, edhe Donaldi u ngjit në skenë ku madje këndoi edhe këngën e re që pritet ta lançojë në 1 shtator për ditëlindjen e tij dhe u duk si dedikim për Borën (KLIKO). Çifti zyrtarizoi rikthimin me një foto të shpërndarë nga Semi Jaupaj në Instagram ku shkruhej: “Përgjithmonë shokë”.

Sakaq, mbrëmjen e djeshme në ‘Sunny Hill’ ka qenë edhe Beatrix e cila po ashtu ndau disa foto në rrjetet sociale.

Shumë më i përfolur ka qenë trekëndëshi Donald-Bora-Beatrix. Bora dhe Donaldi kishin 6 muaj që ishin ndarë kur aktori iu bashkua ‘Big Brother VIP’ në tetor të vitit që lamë pas. Një hyrje e moderatorës në shtëpinë e famshme solli një takim romantik dhe puthje mes tyre që u mor si rikthim i çiftit. Por, nuk kaloi shumë dhe Donaldi nisi në reality-show një lidhje tjetër me Beatrix Ramosajn nga e cila u nda menjëherë pas daljes nga formati. Disa javë më vonë aktori dhe Bora u rikthyen bashkë duke u fotografuar jashtë Shqipërisë bashkë. Megjithatë, asnjëri nga tre protagonistët nuk ka sqaruar se çfarë kë ndodhur konkretisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al