19 Tetor, 2019

Foto/ Dasmë si në përralla, martohet aktorja e njohur e telenovelave


Aktorja e njohur e telenovelave latine, Carmen Villalobos, u martua me një dasmë madhështore. Ajo kurorëzoi dashurinë e saj në martesë me aktorin e njohur Sebastian Caicedo.

Dasma e saj si në përralla, u mbajt në vendlindjen e tyre në Cartagena. Të ftuar ishin miq dhe të afërm të aktorëve.

Fustant e Carmen ishin për tu adhuruar. Njëri prej fustaneve ishte model princeshe, ndërsa i dyti ekstravagant dhe me perla. Sebastian u vesh me kostum rozë.

Carmen u bë shumë e njohur nga seriali “Sin senos no hay paraiso” dhe “Ninos ricos, pobres padres”, ku u njoh me Sebastianin. Çifti kanë gati 10 vite bashkë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al