7 Shtator, 2018

Fotinia revoltohet keq me fansat: Danjelin e kam në xhep (VIDEO)


Danjeli dhe Fotinia janë çifti fitues i “Big Brother 9”, të cilët pak muaj më parë u përfolën për një ndarje.

Dyshimet erdhën pasi ata të dy nuk po postonin më foto me njëri-tjetrin dhe as nuk u prononcuan nëse fjalët e thëna rreth lidhjes së tyre ishin të vërteta apo jo.

Por së fundmi Danjeli dhe Fotinia i hodhën poshtë aludimet për ndarje duke postuar një foto së bashku që bëri menjëherë xhiron e rrjetit. Pavarësisht kësaj fotoje, fansat vazhduan ta pyesnin Fotininë nëse është apo jo bashkë me Danjelin.

E revoltuar nga pyetjet e ndjekësve të saj, ish-banorja u përgjigj atyre nëpërmjet një video të postuar në profilin e saj në rrjetin social “Instagram” që ka ngjallur shumë komente negative.

“Kjo është një përgjigje për të gjithë ata që edhe pse kam filluar të postoj foto, video me Danjelin mbas një pause, me pyesin ‘ku e ke Danjelin, ku është Danjeli’. Ne foto është. E kam këtu në xhep Danjelin”, shprehet Fotinia në video.

“Sinqerisht me duhej ta beja kete video!Nuk e keni idene se sa njerez vazhdojn pyesin akoma per ne per “ndarjen” tone edhe ku esht danjeli akoma edhe kur postoj foto?! Mire e kuptoj kur qendrojm larg me postime dhe te rejat tona esht normale te pyesin kaq shum Po edhe kur postoj ???uhh im done !!”, shkruan ajo bashkëngjitur me videon.

“Na plasi per juve aman”, i komenton një ndjekëse. “Aman o Zot po ça do atëherë kur s’prekesh ti kur s’të plas pse futesh te turma”, i replikon Fotinia.

“Avash mi mos u dridh aq shumë se nuk i intereson kujt a je ti me Danjeli apo jo”, i komenton një tjetër. “E dashur 212 followersa ke edhe sikur te duash nuk e kupton dot përmbajtjen e kësaj videoje”, i përgjigjet Fotinia.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al