12 Dhjetor, 2019

Forbes publikon listën, ja femra më e fuqishme në botë për vitin 2019


Kancelarja gjermane Angela Merkel është kurorëzuar gruaja më e fuqishme në botë nga Forbes.

Udhëheqësja gjerman kryesoi listën e Forbes 2019, e ndjekur nga kryetarja e Bankës Qendrore Evropiane Christine Lagarde nga Franca, dhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi.

22156046-7785381-image-a-72_1576160796611

Merkel u vlerësua për rezervën e saj të qëndrueshme, për qëndrimin përballë Presidentit amerikan Donald Trump dhe për politikën e saj ndaj refugjatëve.

Merkel është kancelarë e Gjermanisë që nga viti 2005, ndërsa shpesh është përshëndetur si udhëheqëse de fakto e Bashkimit Evropian dhe madje the udhëheqëse e ‘botës së lirë ’.

10 gratë që kryesojnë listën:

  1. Angela Merkel, Kancelarja Gjermane
  2. Christine Lagarde, drejtuese e Bankës Qendrore Evropiane
  3. Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA
  4. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
  5. Mary Barra, CEO e General Motors
  6. Melinda Gates, Bashkëkryetare e Bill & Melinda Gates Foundation
  7. Abigail Johnson, CEO e Fidelity Investments
  8. Ana Patricia Botín, Kryetare Ekzekutive e Santander Botín
  9. Ginni Rometty, CEO e IBM Gruaja e parë që drejtoi kompaninë
  10. Marillyn Hewson, CEO e Lockheed

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al