15 Gusht, 2017

Flet për “Panorama” aktori Gaz Paja: E vërteta e videos së sherrit në Dhërmi


Bazuar në pamjet e një videoje amatore publikuar në rrjetet sociale, u duk se aktori Gaz Paja ishte përfshirë në një sherr në Dhërmi, por këtë gjë ai e mohon kategorikisht.

“U zunë dy grupe me njëri-tjetrin dhe unë u gjenda aty dhe i ndava, kaq. Nuk më kanë shoqëruar në polici, siç shihet edhe në video unë iki. Unë u futa që i ndava grupet. Mirësinë time e kanë shfrytëzuar”, shprehet aktori ndërkohë që konfirmon se sherri ka ndodhur për një motor uji.

“Unë kam një biznes këtu në Dhërmi, dhe i pashë nga tarraca e biznesit tim, dhe duke qenë se i njihja të dyja grupet shmanga një idiotësi”, ka përfunduar ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al