7 Shtator, 2017

Fjorentina harron Olsin, në plazh me të dashurin e ri


 

Ndarja e Olsit dhe Fjorentinës bëri bujë pak javë më parë. Pikërisht atëherë kur çifti dukeshin të lumtur me njëri-tjetrin, ata deklaruan ndarjen me anë të postimeve në Instastory, por pa dhënë arsye mbi këtë vendim të tyre. Por edhe pas ndarjes, çifti po komentohen vazhdimisht. Olsi është parë disa herë krah femrave të bukura dhe të njohura, ku është aluduar edhe për ndonjë lidhje të mundshme, por asgjë nuk është konkrete deri më tani. Ndërsa Fjorentina në fillim u duk sikur nuk do ta harronte lehtë Olsin, por fotot e shkrepura nga paparaci ynë  tregojnë se Fjorentina jo vetëm e ka harruar Olsin, por mesa duket ka nisur një lidhje të re.

Ish-banorja shfaqet në plazhin e Dhërmiut me një mikeshë të saj dhe dy djem, njëri prej të cilëve i qëndron më afër dhe për të cilin po aludohet se është i dashuri i saj i ri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al