30 Mars, 2020

Fitoi dy herë betejën me kancerin/ Këngëtari njohur shtrohet në spital në gjendje të rëndë për jetën me simptoma të koronavirusit


John Prine është mes yjeve të muzikës që është shtruar në spital me simptoma të koronavirusit.

Kantautori dhe këngëtari i njohur u dërgua në spital të enjten, njoftoi familja e tij në një deklaratë në Twitter.

 “Pas shfaqi papritur simptoma të COVID-19, John u shtrua në spital të enjten,”– thuhet në deklaratë. “Ai merr frymë me anë të një ventilatori që nga mbrëmja e së enjtes dhe është nën kujdesin e mjekëve, por situata e tij është kritike.”

73 vjeçari, fitues i Grammy, konsiderohet si një nga kantautorët më të rëdësishëm të brezit të tij. Ai është diagnostikuar dy herë me kancer dhe ka arritur që ta mundë.

“Ky është një lajmi vështirë për tu ndarë me ju. Por shumë prej jush e keni dashur dhe mbështetur prej vitesh dhe duam që t’iu njoftojmë mbi gjenjen e tij dhe t’iu japim shansin që të dërgoni dashurinë e mbështetjen tuaj,”– shtoi deklarata.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al