20 Mars, 2023

Fitoi çmimin e madh në “Big Brother VIP Kosova”, Stresi publikon urimin që mori nga Sali Berisha


Stresi arriti të rrëmbente çmimin e madh pre 160 mijë eurosh të edicionit të parë të “Big Brother VIP Kosova”.

Pas fitores, reperi mori mesazhe dhe urime pafund nga fansat apo miqtë e tij por pjesë e tyre ishte dhe një njeri i shumë i veçantë për këngëtarin. Bëhet fjalë për kreun e PD-së, Sali Berishën.

Stresi ka publikuar një “screenshot” të bisedës së tyre në “WhatsUp” ku zbuloi se politikani e uroi për fitoren duke i uruar suksese më të mëtejshme.

“Urime Stres dhe suksese e gjithnjë e më të mëdha”- shkruhej në mesazh.

Kujtojmë se pas përfundimit të spektaklit, artsti hyri në një ‘Live’ në Instagramin e tij ku falenderointe të gjithë mbështetësit e tij:

“Ju falënderoj shumë të gjithëve që më keni votuar. Ka qenë një fitore shumë e madhe dhe një eksperiencë shumë e fortë. Një eksperiencë që e kalon vetëm njëherë në jetë, por edhe e vështirë edhe besoj e keni parë rrugëtimin tim aty.

 Nuk ka qenë ndonjë strategji, por ka qenë realiteti pavarësisht që aty është një lojë dhe duhet të futesh në role, por nuk kam ditur ta bëj atë punë. Më së miri di të bëj vetveten time, pavarësisht se njerëzit kanë dyshuar tek unë dhe janë munduar me çdolloj arme të më mposhtin, por nuk është problem. Zoti është i madh, unë kam thënë që prej ditës së parë që kam hy në Big Brother VIP Kosova që unë kështu jam. Ju thashë të gjithë kundërshtarëve të mi që do t’ju përcjellë. E vërteta doli, kështu që ju përshëndes shumë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al