29 Shkurt, 2020

Fitime marramendëse nga muzika, Fero vetëm 22 vjeç dhe hap …


Kohë më parë, reperi shqiptar Fero bëri me dije se do të hapte një label të ri dhe u bënte ftesë të gjithë të rinjve që kanë talent për muzikën t’i bashkohen. 

Së fundmi, Fero ndodhet në Kosovë dhe e ka marrë shumë seriozisht këtë iniciativë të re, duke u bërë me biznes personal, edhe pse është vetëm 22 vjeç.

Ai po punon për hapjen e studios së re me fitimet marramendëse nga muzika dhe për këtë ka mbështetjen e shumë njerëzve. Një ndër to është dhe partnerja e tij bukuroshe, Arbenita Ismajli.

Së fundmi, në një postim të bërë në “InstaStory” ajo shprehet se është një grua krenare për arritjet e të dashurit të saj.

Studioja e re pritet të hapet në datën 1 mars dhe që prej kësaj date do të fillojnë angazhimet dhe krijimet muzikore.

Pak kohë më parë, në media qarkulloi një video e një djali që shfaqej duke u puthur me Arbenita Ismajlin, të dashurën zyrtare të reperit të famshëm Feron Shabani, të njohur si Fero.

Pasi videoja u bë publike duke futur edhe një herë në krizë marrëdhënien e reperit 22-vjeçar me partneren e tij, djali ka zgjedhur të reagojë, duke zbuluar kështu edhe identitetin e tij. Ai quhej Kened Tahiri dhe është model.

Kenedi është shprehur se i kanë vjedhur llogarinë e “Snapchat”-it nga ku kanë marrë edhe videon, ku shihej ai në një moment intim me Arbenitën.

Mbrëmjen e kaluar, ‘snapchat’-i im u vodh. Njerëz t’ligë bre, sa t’ligë jeni”, shkruante ai. Lidhja mes modelit të Valdrin Sahitit dhe Arbenitës me siguri daton kohë më parë, pasi tashmë ajo është në një lidhje me reperin e njohur, Fero.

Mirëpo, mediat e Kosovës nuk e përjashtojnë mundësinë që mund të bëhet fjalë për një tradhti të mundshme me djalin simpatik të të njëjtit profesion, pasi dihet që Arbenita është modele. /Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al