13 Prill, 2018

Filmonte femrat teksa zhvisheshin në klinikë, si u zbulua punonjësi maniak


Punonjësi i një klinike private në Turqi është vënë në pranga nga policia pasi thuhet se kishte vendosur kamera të fshehtë në dhomën e zhveshjes së grave. Ai ishte fiksuar të filmonte femrat që shkonin në këtë klinikë nudo dhe më pas argëtohej kur i shihte ato.

Lajmi u raportua nga agjencia e lajmeve DHA, e cila thotë se punonjësi ishte në një klinikë private dialize në provincën Edirne të Turqisë.

S.Y., kishte vendosur telefonin e tij celular në disa koli në dhomën e zhveshjes dhe kishte filmuar gratë teksa ndërroheshin.

Celulari u dallua nga disa punonjës të tjerë të klinikës të cilët panë pamjet e papërshtatshme të grave.

Në dëshminë e tij në polici, i dyshuari tha se ishte në depresion dhe se ishte penduar për një veprim të tillë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al